E Martë, 3 Nëntor 2026

E zgjedhur kryefermere nga Agai, Ditea shijon qëndrimin tek “Njishi”, dhuron performancë në vaskë

Ditea është e zgjedhura e Agait si kryefermere.

Fjoralba Ponari u  shpreh spektaklin e kaluar se Ditea Berisha ishte më e votuara e javës nga publiku, e për këtë arsye u zgjodh edhe kryefermere.  Ajo zgjodhi si shoqëruesin e saj Albanon.

Ditea ka shijuar benefitet e të qëndruarit tek “Njishi”. Teksa relaksohej në vaskë, fermerja ka dhuruar edhe performancë.

Ajo këndon hitet muzikore, ku i shoqëron me kërcim.

Momentet gazmore, debatet dhe gjithçka që ndodh në “Ferma VIP” mund t’a ndiqni live në dy kanalet e platformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv

https://www.instagram.com/reel/C6eOqDxIw0v/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›