E Hënë, 2 Nëntor 2026

E zuri masivi i dheut teksa po punonte, gjendet pas 6 ditësh kërkime trupi i pajetë i Ardit Beshirit

Pas gjashtë ditësh kërkime, gjendet trupi i pajetë i Ardit Beshirit.

29-vjeçari po punonte me eskavator mesditën e 3 majit, duke gërmuar në vendin e quajtur Qafa e Burrelit, kur ndodhi rrëshqitja masive e dheut e cila shkaktoi dhe tragjedinë e rëndë.

Për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit u angazhuan mbi 500 persona, si dhe më datë 7 maj iu bashkua dhe një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, ndonëse shtrirja në rreth 6 km e rrëshqitjes e vështirësoi gjetjen e 29-vjeçarit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›