E Martë, 3 Nëntor 2026

EA Festival, liri dhe transformim- Organizatorja Lea Ypi: Takime që shërbejnë për të njohur më shumë vendet

EA Festival, liri dhe transformim mblodhi në qytetin e  Durrësit, shkrimtarë, publicistë dhe mendimtarë nga Britania, ku në fokus të bisedës ishin diskutimet mbi historinë, të drejtat e njeriut, çështjet e sigurisë dhe migracionit, politika dhe poezia. Organizatorja Lea Ypi tregon mbi rëndësinë e festivalit.

“Ideja ishte të sillnim disa personazhe të njohura të fushave letrare, filozofike, të shkencave politike, të të drejtave të njeriut që diskutojnë për libra të kanë botuar kohët e fundit në gjuhën angleze dhe për tema që i kanë shtjelluar gjatë punës së tyre intelektuale”, tha Ypi.

Lea Ypi thotë se vitet e fundit Shqipërinë dhe kulturën e saj  po e njeh gjithë bota, kjo vihet re edhe në shifrat e larta të vizitorëve të cilët po shtohen çdo vit e më shumë.

“Për mua një vend njihet më mirë kur njihet kultura e atij vendi dhe kultura shqiptare është një pikëtakimi shumë interesante mes perëndimit dhe lindjes, mes kulturës islame dhe kulturës islame”, theksoi ajo.

Ky projekt i cili ka si synim afrimin e lexuesve me letërsinë e dy vendeve është dyfish emocionues për Lea Ypin pasi po organizohet në vendlindjen e saj, Durrësin

“Nuk ka qenë e vështirë për mua pjesa logjistike, më e vështirë është pjesa emocionale sepse unë jam nga Durrësi dhe dita e parë e festivalit është në Durrës”, u shpreh Ypi

Lea Ypi është pedagoge në Teori Politike në Shkollën e Ekonomisë dhe Shkencave Politike ne Londër, prof.. Nderi në filozofi ne Universitetin Kombëtar Australian, autore e librit ‘Të Lirë’ përkthyer në 30 gjuhë të botes, sjell për herë të parë në vendin tonë “EA Festival, liri dhe transformim”, ndërsa ky festival vjen në Shqipëri përgjatë Javës Kulturore Britanike, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, organizuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›