E Diel, 1 Nëntor 2026

EBU lejoi pjesëmarrjen e Izraelit, 4 shtete bojkotojnë “Eurovision”-in

Irlanda, Spanja, Sllovenia dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Eurovisionin 2026, pasi Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) vendosi të lejojë pjesëmarrjen e Izraelit, pavarësisht thirrjeve për përjashtimin e tij për shkak të luftës në Gaza.

Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së, ku nuk u zhvillua votim i posaçëm për pjesëmarrjen e Izraelit, por u miratuan vetëm rregulla të reja për të ndaluar ndikimin e qeverive apo palëve të treta në votime. “Shumica e anëtarëve ranë dakord që festivali të zhvillohet sipas planit”, njoftoi EBU.

RTÉ, transmetuesi publik irlandez, deklaroi se tërhiqet nga festivali dhe nuk do ta transmetojë atë, duke e quajtur pjesëmarrjen “të papranueshme” përballë humbjeve të jetëve në Gaza. Edhe televizioni spanjoll RTVE njoftoi se nuk do ta transmetojë eventin, duke akuzuar EBU-në për “mungesë transparence” dhe proces “të pamjaftueshëm”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›