ECA: Numërimi i deritanishëm, PD udhëheq me 45 %

ECA dhe KRIIK që mbështetet nga USAID ka shpallur rezultatet e deritanishme. Sipas ECA-s dhe KRIIK janë numëruar 41 qendra votimi për të cilat Partia Demokratike ka marrë 45 përqind dhe Partia Socialiste arrin deri në 30 përqind. Kështu sipas ECA-s në qarkun e Lezhës deri tani Partia Demokratike ka marrë 5 mandate dhe Partia Socialiste ka marrë 2 mandate nga të 7 mandatet që ky qark ka gjithsej. Ndërsa për qarkun e Kukësit deri tani ECA publikon se nga katër mandate që ka gjithë qarku i Kukësit Partia Demokratike ka marrë 3 mandate dhe PS merr një mandat.