E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.Coli Rusia heq bllokaden ndaj BE-se

Pas zbulimit të prejardhjes së variantit vrasës së  bakterit, E.coli nga autoritetet gjermane, Rusia vendosi heqjen e bllokadës mbi perimet e importuara nga vendet e Bashkimit Europian.

Autoritetet ruse vendosën bllokadën pas njoftimit fillestar të autoriteteve gjermane se prejardhja e E.coli ishte prej trangujve spanjollë. Ky pretendim shkaktoi miliona euro dëme fermerëve, aq sa BE vendosi të japë një ndihmë prej 150 mln euro për fermerët e dëmtuar.

Pas studimeve më të hollësishme dhe pas humbjes së jetës së 29 personave autoritetet shëndetësore gjermane arritën në përfundimin se prejardhja e E.coli ishte nga filizat e sojës.

Pak orë pas këtij rezultati, autoritetet ruse, një ndër importuesit më të mëdhënj të perimeve nga BE, vendosën heqjen e bllokadës për produktet e Unionit, por kundrejt një garancie të marrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›