E Diel, 1 Nëntor 2026

EKSKLUZIVE/ Anita Haradinaj Ska drejtesi ne Gjykaten e Hages

PRISHTINE-E gjithe bota ime eshte rrezuar sot shpresat per drejtesi jane zbehur sepse burgimi i dyte i Ramushit nuk ka asnje baze. Anita Haradinaj flet me ze te dridhur. Eshte e shqetesuar e zhgenjyer nga vendimi qe u shqiptua dje nga gjykatesit e Apelit ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise per te rikthyer serish gjyqin ndaj bashkeshortit te saj. Anita e martuar ne vitin 2003 me liderin e dikurshem te UCK-se e ka shoqeruar ate gjate gjithe seancave gjyqesore ne Hage deri dy vjet me pare kur Haradinaj u lirua nga akuzat. Dje ne Prishtine ajo nuk dinte me cti thoshte djalit Gjin dhe vajzes Hana qe babane e tyre e kane pasur me shume larg sesa afer ne vitet e para te jetes. Ndersa per Aniten ky eshte rifillimi i nje kalvari te lodhshem e te deshperuar udhetimesh nga Kosova drejt burgut te Sheveningenit ku Haradinaj ndodhet qe prej paradites se djeshme.
Znj.Haradinaj sapo eshte shpallur vendimi i Gjykates se Hages per te rigjykuar serish bashkeshortin tuaj. Cili eshte reagimi juaj i pare
Ndihem e zhgenjyer ndihem e fyer nga e gjithe kjo qe po ndodh. Eshte nje dhimbje e madhe. Nuk besoja se do te shkonte keshtu kisha besim te Gjykata e Hages. Vete kjo gjykate rrezoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk ishin pak. Ndodhi kaq shpejt e gjitha dhe nuk e prisja aspak nuk doja ta besoja.
Besoni se ka drejtesi ne vendimin qe u dha sot
Une nuk di cte mendoj. Kjo gjykate ose nuk ka profesioniste ose nuk ka aspak drejtesi aty. Akuzat e ngritura ndaj Ramushit 37 te tilla u rrezuan pasi dolen para gjykates me shume se 100 deshmitare. Ndersa tani me dy deshmitare mund te kthehet pas vendimi e te rinise edhe njehere gjyqi. Nuk mund ta besoj qe ka dicka te drejte ne kete mes.
Por gjykata tha se deshmitaret e paraqitur gjate gjyqit ishin nen presion...
Kjo eshte pune e gjykates te percaktoje cilesine e deshmitarit cilesine e deshmise se tij. Une sdi cte them per kete por nuk besoj te kene qene nen presion. E verteta eshte qe ata deshmitare i rrezuan akuzat ndaj Ramushit para Gjykates se Hages. Ishin deshmitare te thirrur prej tyre.
E prisnit nje odise gjyqesore kaq te gjate ne Gjykaten e Hages
Eshte teper e gjate me te vertete. Ka nisur qe ne vitin 2005. Njeriu lodhet derrmohet nga nje zgjatje e tille pafund. Ne prisnim te kishte sorollatje te tilla pasi ka nje hierarki te jashtezakonshme ne Gjykaten e Hages. Kete e kuptuam kur nisi e mbaroi faza e pare kur nisi faza e dyte para se te jepej vendimi per lirimin. Por pas shume veshtiresish tani qe menduam se do te rifillonim jeten normalisht ndodhi kjo. Eshte e paimagjinueshme.
Sa e veshtire ka qene kjo kohe per ju
Ka qene jashtezakonisht e veshtire. Kur Ramushi u dorezua ne Hage ishte viti 2005 dhe ne kishim vetem 2 vjet martese. E gjithe kjo kohe ka kaluar duke shkuar ne Hage e duke u kthyer shtatzene me femije te vegjel me pas. Ata e kane ndjere mungesen e te atit edhe pse u kam qendruar shume prane.
Cili do te jete hapi tjeter i bashkeshortit tuaj
Do te beje kerkese per lirim me kusht. Me pas do te shohim cdo te ndodhe. Datat e gjykimit te ri ende nuk jane vendosur. Partia e tij gjithashtu e ka kundershtuar vendimin duke e kritikuar ate.
Besoni se do te lirohet se shpejti
Shpresoj shume me-gjithese te gjitha shpresat e mia per drejtesi jane te zbehura sot.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›