E Diel, 1 Nëntor 2026

EKSKLUZIVE/ Zbulohen fotot Frroku me drejtuesit e policisë

Të tjera rreth shkrimit LIVE Televizioni A1 REPORT! komenton ngjarjen TIRANE - Dy ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj A1 REPORT! zbulon fotot ku drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit drekojnë me Arben Frrokun, të dyshuarin kryesor për atentatin ndaj Lamaj.

Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Met Rrumbullaku dhe Nikolin Bala në një tavolinë duke darkuar me Arben Frrokun. Agron Kuliçaj dhe Vocaj drejtojnë hetimin ku Frroku së bashku me disa të tjerë dyshohet se kryen atentatin ndaj ish-shefit të komisariatit numër 6, Dritan Lamaj.

Aktualisht Vocaj, Kuliçaj, Balaj dhe Rrumbullaku mbajnë këto funksione të larta shtetërore:

Agron Kuliçaj: Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor drejtorisë së policisë (më herët ka qenë bodyguard i kryeministrit Berisha)

Tonin Vocaj: Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit

Nikolin Bala: Drejtor i Njësive Operacional Speciale

Met Rrumbullaku: Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike

(Në foto: Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli)

VOCAJ: DO KERKOJ DOREHEQJEN NGA HETIMI
Menjëherë pas publikimit të fotove, televizioni A1 REPORT! ka kontaktuar zyrtarët e policisë personazh në këto foto.

Në tentativën për të kontaktuar me Agron Kuliçaj në një lidhje telefonike të transmetuar drejtëpërdrejt në A1 REPORT, Kuliçaj pas prezantimit të gazetares ka mbyllur telefonin duke mos thënë asnjë fjalë.

Ndërsa Tonin Vocaj, drejtues i hetimeve për çështjern Frroku deklaroi Live në A1 REPORT se do të japë dorëheqjen nga këto hetime.

“Jam pjesë e këtij grupi hetimor, por pas daljes së fotove, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të mos jem pjesë e këtij hetimi.... Po e bëj tani meqenëse kam një konflikt me opinionin publik për këtë çështje...një zyrtar i policisë duhet të jetë i pastër....unë kam një kompromentin moral ndaj opinionit publik, do t’i kërkoj me shkrim prokurorit të me heqë nga kjo çështje”, -deklaroi Vocaj.

Tonin Vocaj ka sqaruar edhe foton në fjalë për të cilën tha se është publikuar nga vetë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook, dhe sipas tij është bërë rreth vitit 2010-2011.

“Kemi qenë në një drek në një restorant në Dajt..rastësisht ka qenë edhe Arben Frroku, nuk ka qenë pjesëtar i tavolinës sonë...kemi qenë një grup zyrtarësh të policisë...dhe në lokal ka qenë edhe Frroku...ai është takuar me ne se unë personalisht e kam njohur Arben Frrokun edhe vëllain e tij Mark Frroku”, tha Vocaj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›