E Hënë, 2 Nëntor 2026

ELBASAN/ I drejtoi pistoletën në kokë, por arma nuk shkrepi

Momenti ku i vendosi pistoletën në kokë

Një atentat i dyshuar ka tronditur një lokal në Elbasan, ku një person ka tentuar të qëllojë me armë zjarri ndaj një  personi të identifikuar si Mir Bitoci, i njohur edhe si Ermir Kërtezi.

Pamjet e siguruara nga lokali tregojnë dinamikën e ngjarjes, e cila ndodhi pak minuta pas mesditës. Autori shihet duke qëndruar në lokal, në shoqërinë e një gruaje, ndërsa përdor telefonin.

Në një moment, ai vëren të kalojë pranë tij objektivi. Personi ngrihet menjëherë, nxjerr pistoletën që e mbante në një çantë dhe e ndjek nga pas.

Sipas pamjeve, autori i afrohet Bitocit dhe i vendos armën në kokë, por pistoleta nuk shkrep. Bitoci reagon menjëherë dhe largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Pas incidentit, policia ka nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është arrestuar disa orë më vonë.

Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, ndërsa po verifikohet nëse tentativa ka qenë e planifikuar apo ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të mëparshëm.

Mir Bitoci, i njohur edhe si Ermir Kërtezi, jeton prej vitesh jashtë Shqipërisë dhe, sipas të dhënave të raportuara, kthehet në Elbasan gjatë periudhës së verës. Emri i tij është përmendur në lidhje me trazirat e viteve 1997–2000 në Elbasan.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.m.k

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›