E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRAT- Zgjedhjet e pjesshme vendore, PD zyrtarizon kandidatët për 6 bashkitë

Partia Demokratike ka miratuar dhe zyrtarizuar emrat e kandidatëve të saj për gjashtë bashkitë e vendit, ku pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme. Ndonëse data e votimit, 9 nëntori, mbetet në pikëpyetje për kryeqytetin pas pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, kandidatura e Tiranës është zyrtarizuar.

Në zgjedhjet e 9 nëntorit, opozita do të përfaqësohet me gjashtë emra, pesë prej të cilëve janë për bashkitë e tjera.

Kandidatët e Partisë Demokratike për gjashtë bashkitë janë si më poshtë:

Florjan Binaj – Bashkia Tiranë

Gabriel Guma – Bashkia Tepelenë

Dionis Sota – Bashkia Vlorë

Eduart Brahlika – Bashkia Mat

Amarildo Hoxha – Bashkia Cërrik

Pavlo Shkarpa – Bashkia Berat

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›