E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Kukës, identifikohen dy viktimat

KUKËS– Dy persona humbën jetën tragjikisht në një aksident rrugor në Kukës.

Një automjet duke lëvizur në Rrugën e Kombit, shumë pranë rreth rrotullimit të Gostilit ka dalë nga rruga duke u përplasur me tabelën anësore.

Viktimat janë identifikuar si Afrim Kolgjini 50 vjeç dhe Festim Gjeta 35 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë lëvizja tej normave të lejuara dhe prezenca e lagështirës në rrugë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›