E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Aksidentoi për vdekje të moshuarën, arrestohet 53-vjeçarja në Shkodër

Një 71-vjeçare, identifikuar si Margarita Çeta, është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, në Shkodër. E moshuara po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit.

Policia ka vënë në pranga shoferen 53-vjeçare, Angjelina Radoja.

Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›