E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Humbën jetën nga asfiksimi, identifikohen dy viktimat

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë ku dy persona kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre.

Sipas policisë, viktimat janë pronari i banesës Altin Maksuti dhe i afërmi i tij Vladimir Bengu.

Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Marije Kraja’ ku për pasojë të dy personat ndërruan jetë.

Policia po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›