E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ I morën me dhunë 1 mijë euro 35 vjeçarit, arrestohet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Dy të rinj kanë grabitur me dhunë një 35 vjeçar në Tiranë.

Në pranga ka rënë 22 vjeçari Denis Saliu ndërsa në kërkim është shpallur Mehmet Jata, 23 vjeç, pasi i kanë grabitur 35 vjeçarit një shumë prej 1 mijë eurosh.

Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:
Tiranë

I morën me dhunë 1000 euro, një 35-vjeçari, identifikohen 2 shtetas. Vihet në pranga njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët e dyshuar, për t’u larguar pas vjedhjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas kallëzimit nga një 35-vjeçar, se dy shtetas i kishin marrë me dhunë 1000 euro, në Zall Mner, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan shtetasit D. S., 22 vjeç dhe M. J., 23 vjeç, të dy banues në Kamëz. Shtetasi D. S. u vu në pranga, ndërkohë po punohet për kapjen e shtetasit M. J.
Pas vjedhjes, këta shtetas janë larguar me një automjet tip “Peugot”, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kalun Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›