E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRAT/ Ndryshime në polici nga Saranda në Kukës, kush do drejtojë komisariatet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë firmos emërime të reja në strukturat drejtuese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur një valë emërimesh të reja në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit dhe të Akademisë së Sigurisë.

Ndryshimet prekin si Akademinë e Sigurisë, ashtu edhe një sërë komisariatesh në qarqe të ndryshme të vendit. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Alfred Çepe është emëruar Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.

Po ashtu, janë emëruar drejtues të rinj në komisariatet e policisë në Sarandë, Gjirokastër, Pukë, Kukës, Cërrik, Devoll, Delvinë dhe Përmet.

EMËRIMET E REJA/

  • Alfred Çepe – Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
  • Feliks Hoda – Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë.
  • Agim Troci – Shef i Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
  • Pavlin Zhivani – Shef i Komisariatit të Policisë Pukë.
  • Ledian Kerka – Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
  • Vilson Sterkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik.
  • Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Policisë Devoll.
  • Vendim Imeraj – Shef i Komisariatit të Policisë Delvinë.
  • Medin Hasani – Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›