E Shtunë, 7 Nëntor 2026

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

Në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Rrjeta”, i zhvilluar për lokalizimin dhe ndalimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Si rezultat i punës së koordinuar mes strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Forcës së Posaçme Operacionale, janë vënë në pranga dy shtetas të dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në pranga ra Klodian Hoxha, 43 vjeç, i cili u kap në zonën e Laprakës. Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Ankonës, në Itali, me 8 vjet e 6 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike. Autoritetet shqiptare, përmes Interpol Tiranës, po vijojnë bashkëpunimin me homologët në Romë për procedurat e ekstradimit të tij drejt Italisë.

Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi F. B., 26 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa operacionet për kapjen e personave në kërkim vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›