E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRAT/ Përpunonin kanabis në punishte, gratë vinin nga qytete të ndryshme për të punuar në Shkodër

10 gra përfunduan në prangat e policisë së Shkodrës pasi u kapën duke përpunuar kanabis.

Ato ishin punësuar nga familja Gjoni në fshatin Bardhaj prej disa kohësh. Punëtoret vinin nga qytete si Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja dhe merreshin kryesisht me përpunimin e lëndës narkotike.

Në pranga përfundoi edhe 42-vjeçarja, Danjela Hasani, e ndaluar dhe tre herë të tjera për të njëjtën veprimtari kriminale. Hasani, sipas policisë, kishte rolin e organizatores dhe bashkëpunonte me anëtarët e familjes Gjoni, për gjetjen e punëtoreve.

Operacioni i koduar “qarku” pwrfundoi me edhe me arrestimin e 6 antarëve të familjes Gjoni ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

Sipas policisë, rrejti i trafikut drejtohej nga 31-vjeçari Pjetër Gjoni.

 

HAMDI FJORA

DREJTOR I POLICISE SHKODER

 

“Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare”

Kjo ishte faza e katërt e operacionit të ndërmarrë nga policia e shkodrës kundër kultivimit të kanabisit,  ndërsa janë sekuestruar në total 191 kilogranë hashash, 456 bimë narkotike, si dhe janë arestuar 24 eprsona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

TË ARRESTUAR

  1. Zef Gjoni, 56 vjeç
  2. Pjeter Gjoni, 31 vjeç
  3. Elvis Gjoni, 24 vjeç
  4. Roland Gioni, 22 vjeç
  5. Flora Gioni, 29 vjeçe
  6. Antoneta Gjoni, 55 vjeçe
  7. Danjela Hasani, 42 vjeçe
  8. Drita Cuni, 45 vjeçe
  9. Dorentina Hoxha, 34 vjeçe
  10. Franga Gini, 52 vjeçe
  11. Hurme Bafti, 47 vjeçe
  12. Mimoza Hoti, 51 vjeçe
  13. Elida Doku, 43 vjeçe
  14. Blerina Meta, 37 vjeçe
  15. Valbona Haka, 45 vjeçe
  16. Fatime Baftaj, 53 vjeçe

NË KËRKIM

  1. Fabion Gjoni, 31 vjeç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›