EMRAT/ Plagosja me armë zjarri pranë Rinasit, identifikohen protagonistët

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë mbikalimit të Domjes. Gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri në këmbë Fabjo Arifaj, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se është dëmtuar me sende të forta Grisjan Latifaj, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
“Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi rreth 22 vjeç Grisjan Latifaj, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve”.
/abcnews.al/