EMRAT/ Qarkullonin të armatosur dhe me lëndë narkotike me vete, 2 të arrestuar në Durrës

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi qarkullonin të armatosur dhe me lëndë narkotike. Në pranga u vunë Marsid Gjyzeli dhe Ylli Agasi.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit të automjetit u gjetën, 1 pistoletë, një sasi lënde narkotike kokainë, 2 thika, si dhe 3 celularë.
“Në kuadër të operacionit “Friends”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, një sasi lënde narkotike dhe 3 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më automjetin”, njofton policia.
Po ashtu, policia kreu kontrolle edhe në banesën e të arrestuarve./vizionplus.tv