E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRAT/ Shfrytëzonin dy shtetase të huaja për prostitucion, në pranga dy persona nga Turqia

Tiranë- Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy tutorët nga Turqia, një 31-vjeçar Sinan Bolat dhe një 27-vjeçare, Maral Huseynova.

Gjithashtu janë proceduar penalizuar edhe dy shtetaset që shtronin prostitucion. Sakaq janë sekuestruar edhe shuma parash të dyshuar të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Sipas hetimeve është mësuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Turqia dhe një shtetase nga Azerbajxhani, të cilat e ushtronin prostitucionin në një apartament në Rrugën e Barrikadave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›