E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një i plagosur. Ishte kushuri me autorin

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 prill) në fshatin Bërdicë të Shkodrës.

I plagosur mësohet se ka mbetur shtetasi Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Emiljano Gjergji, te dy kushurinj me njeri tjetrin.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

“Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”,  shtetasi G. D., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Janë ende të paqarta motivet e plagosjes./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›