E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave, zbardhen identitetet! (FOTO)

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen “Plakes”, pas një shpërthimi.

Sipas informacioneve të Top Channel, nga viktimat janë shqiptaro-amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.

Ata janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla), si dhe Eris Cani.

Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar nën rrënoja.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›