E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRAT/ U godit me thikë nga picieri në një lokal te Komuna e Parisit, ndërron jetë kuzhinieri që u plagos në Tiranë

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.

Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.

Viktima, i identifikuar si Indrit Salimllari, ishte kuzhinier në lokalin City Lounge, ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga picieri , Filip Shehu, pas një sherri të momentit.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›