E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRAT/ Vrau kunatin pasi i kishte abuzuar vajzën për 9 vjet, publikohen fotot e autorit dhe viktimës në Greqi

Një ngjarje tronditëse ndodhi në Greqi, ku shqiptari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij Erjon Pelivani, pasi ky i fundit kishte përdhunuar për 9 vjet vajzën e tij nga martesa e parë.

Krimi ndodhi në Volos të Greqisë, pasi vajza, tashmë 18 vjeçe, i kishte treguar të atit për atë që kishte ndodhur.

33-vjeçari gjithashtu e kishte shantazhuar vajzën se do i publikonte video intime nëse ajo nuk i jepte para.

Pasi mësoi për detajet tronditëse, i ati i vajzës e thirri kunatin e tij me pretendimin se i duhej ndihmë për të rregulluar makinën dhe pas një debati e qëlloi me armë. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›