E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar, 21 dhjetor në Itali.

Viktima është identifikuar si Agron Radici, banor në zonën e Vastos.

Sipas mediave italiane, ai po drejtonte automjetin e tij tip Audi A4, kur për arsye ende të paqarta humbi kontrollin e mjetit.

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal kullues uji. 43-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ai la pas gruan e tij, Aurora, dhe dy fëmijë të vegjël./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›