E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Aksident me vdekje në aksin Vorë-Fushë Krujë. Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Vorë- Fushë Krujë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”.

Në aksidentin e rëndë ka humbur jetën 26-vjeçari, Xhesjan Zogu në profesion gazetar. Ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Sipas burimeve nga spitali i Traumës, i riu ka mbërritur në spital pa shenja jete si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i lënduari tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, por, me parametra jetësor stabël.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›