E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRI/ Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu gjet armë në banesë

Një 65-vjeçar ka përfunduar në pranga në qytetin e Pogradecit pas një aksioni policor.

Burime paraprake bëjnë me dije se 65-vjeçari u kap në banesë me armë të tipit kallashnikov, ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën municione të tjera, si edhe fitila të dyshuara si fitila granate dhe tritoli.

Aksioni u finalizua vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që do të bëjnë hetimin lidhur me këtë person.

I arrestuari është Xhevair Cake, i cili u shoqërua në komisariatin e Pogradecit. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›