E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Arrestohet 49-vjeçari në Fier, u kap me doza kanabis, gati për shitje

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Neë Start 3”, për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Për këtë rast, u vu në pranga shtetasi Hamza Muho, 49 vjeç, banues në Patos, i cili u kap në flagrancë me doza kanabisi, në një lokal në Patos.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis që ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›