E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Arrestohet 54-vjeçari i dyshuar për zjarrvënie në Mallakastër, u dogjën rreth 400 pemë ulliri

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin që përfshiu një sipërfaqe me ullinj në zonën e njohur si “Qafa e Vidhit”.

Sipas Policisë, pas marrjes së njoftimit për zjarrin, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në mbështetje të forcave zjarrfikëse dhe për kryerjen e veprimeve hetimore.

Pranë vatrës së zjarrit, efektivët kanë konstatuar shtetasin me inicialet Ardian Xhafo., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte shkaktuar zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë 54-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Policia e Fierit apelon ndaj qytetarëve të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të shkaktojë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje në numrin 112, duke garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›