E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Baba i dy fëmijëve, kush është 42-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali! Arrestohet një bashkatdhetar si autor i krimit

Nikolin Nika, është 42-vjeçari shqiptar i cili u vra mbrëmjen e djeshme, 24 nëntor në Itali. Ngjarja ka ndodhur përpara një lokali në Viale Delle Vittoria në Bettola.

Disa orë pas ngjarjes, karabinierët ndaluan një bashkatdhetar të viktimës, si autor të dyshuar.

Ai u mor në pyetje gjatë nga hetuesit dhe në përfundim të marrjes në pyetje u arrestua për “vrasje me dashje” dhe u dërgua në burg.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Nikës dhe autorit, por dyshohet se ngjarja e rëndë është regjistruar pas një sherri që përfundoi në tragjedi.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershmë të ekipeve të emergjencës, shqiptari humbi jetën.

Policia ka kontrolluar për një kohë të gjatë ambientet e lokalit në kërkim të armës së vrasjes, e cila dyshohet se është kaçavidë ose thikë.

Nika, sipas informacioneve paraprake është goditur tre herë në qafë.

Ai jetonte prej vitesh në Bettola dhe la pas gruan e dy fëmijët./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›