E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Betonierja në Itali e goditi për vdekje, zbulohet identiteti i punëtorit shqiptar! Baba i dy fëmijëve, mblidhen fonde për..

Pak orë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Pozallo (Ragussa) të Italisë, me pasojë vdekjen e një punëtori shqiptar gjatë aksidentit në punë dhe plagosjen e një të dyti, zbardhet identiteti i viktimës. 

Shqiptari që humbi jetën tragjikisht është Artur Deliu, 36 vjeç. Aksidenti ndodhi për shkak të një defekti mekanik të betonierës që po shkarkonte beton në çatinë e një objekti, ku mekanizmi i hekurt i krahut u shkëput dhe goditi dy punëtorët. 

Për fat të keq shqiptari humbi jetën dhe kolegu i tij u plagos rëndë. 

Aktualisht një aktivitet për mbledhjen e fondeve është duke u zhvilluar për të mbështetur familjen e punëtorit shqiptar Artur Deliu, i cili vdiq në një kantier ndërtimi në Corso Vittorio Veneto. 

Ai la pas një grua dhe dy fëmijë. Komuniteti i Pozzallo dhe më gjerë – është mobilizuar për të ofruar mbështetje konkrete për familjen e Artur Deliut. 

“Aktiviteti për mbledhjen e fondeve po zhvillohet në Planetmovie (Pozzallo, Ispica, Rosolini), Daniela Cartoleria Blanco Distefano (Pozzallo) dhe në Modica në Euroalimentari, Via Resistenza Partigiana, 41”, informon media italiane. 

Hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes janë ende në proces nga autoritetet, për të vlerësuar nëse ka pasur mungesë të kushteve të sigurisë në punë. 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›