E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Dekonspiroi aksionet e policisë, arrestohet efektivi

Një efektiv policie ka rënë në pranga, pasi ndaj tij ishte caktuar  masën e sigurimit personal “Arrest në burg”. Bëhet fjalë për efektivin me iniciale  A.R., i cili kohën e rregjistrimit të këtij procedimi penal ishte me detyrë Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe aktualisht punonjës policie në Komisariatin e Policisë Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ky punonjës policie rezultoi i dyshuar për:
– dekonspirim të aksioneve të policisë;
– përfshirje në veprimtarinë kriminale të trafikimit të narkotikëve;
– dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit;
– kontrabandë me mallra të tjera.

Vijon hetimi për përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›