E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI-FOTO/ Futbolli në zi! Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare ish-mesfushori i Juventusit

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e futbollit mbrëmjen e sotme.

Është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare ish-mesfushori i Juventusit, Niko Hidalgo, i cili nuk ka mundur të fitojë betejën me kancerin në mushkëri.

Hidalgo prej dy vitesh u detyruar të heqë dorë nga futbolli për shkak të problemeve shëndetësore që ja bënë të pamundur vijimin e karrierës.

Fillimet e veta ai i pati në Spanjë tek Motril CF, më pas ai u transferua te Granada në vitin 2012. Në vitin 2014 kaloi te Juventusi me shumë pritshmëri, por që nuk debutoi edhe pse qëndroi 3 vite në Torino.

Nico Hidalgo, por siempre en la memoria del granadinismo.

???? https://t.co/Pyb3iHolui https://t.co/byoypc6dQz pic.twitter.com/1wbVMPuilc

— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) March 1, 2025


Skuadra e fundit ku Hidalgo u aktivizua ishte Extremadura.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›