E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI-FOTO/ Ky është autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit në Fier

Agim Gashi, 35 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Elton javorit, 41 vjeç në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, 7 dhjetor, rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”.

Javori u qëllua me dy plumba në bark, dhe u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagve të marra.

Lexo edhe: FOTO/ Vrau 41-vjeçarin nga Fieri në derë të shtëpisë, kjo është makina me të cilën u arratis autori

Policia sakaq, ka ngritur pika kontrolli në qytetin e Fierit dhe ka blinduar Vlorën në mënyrë që të bëjë të mundur arrestimin e Javorit.

Më herët, Vizion Plus siguroi edhe foton e makinës me të cilën u largua Gashi pas krimit.

Makina është tip benz “E class coupe” me targa shqiptare. Motivi i ngjarjes është ende i paqartë për hetuesit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›