E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI-FOTO/ Tronditet futbolli italian, ekzekutohet ish-fantazisti i Palermos

Një ngjarje e rëndë ka tronditur skuadrën e Palermos në Itali. Ish-fantazisti i Palermos dhe Torinos, Rosolino Celesia, është vrarë ditën e sotme nga persona të panjohur.

Atentati ndaj 22-vjeçarit është bërë përballë një klubi nate në Palermo, duke humbur për pasojë jetën.

Dy vjet më parë, në moshën 20-vjeçare, Celesia vendosi të braktiste futbollin, por ish-sulmuesi ka një të kaluar të shkëlqyer në ekipet e të rinjve të Palermo e Torino, ku me këta të fundit luajti 6 ndeshje me ekipin U17, përpara se të transferohej te Palermo, me të cilin luajti 10 ndeshje në vitin 2018, duke shënuar edhe 1 gol.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›