EMRI/ Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda makinës 25 vjeçari në Lezhë

Një 25 vjeçar është gjetur i vdekur brenda një automjet në rrugën e vjetër të Balldrenit në Lezhë. Viktima është identifikuar si Romarjo Brunga dhe ka marrë vetëm një plumb.
Nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje. Sipas raportimeve, makina nuk ka dëmtime nga jashtë. Shërbimet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat./abcnews.al