E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Gjykata jep dënimin për narkotrafikantët që u kapën gjatë shkëmbimit të 5 ton droge, sa u dënua shqiptari

Gjykata italiane ka dënuar 5-së nga 20 të arrestuarit gjatë operacionit më të madh të drogës të zhvilluar në 19 korrik të vitit të kaluar në kanalin e Siçilisë, ku u kap një anije me 5 ton kokainë të nisur nga Amerika Qendrore dhe përfundoi në Porto Empedokle.

Mes 20 të arrestuarve në atë kohë ishte edhe një shqiptar, i cili ka qenë sot mes të dënuarve nga gjykata.

Droga e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 miliardë eurove. Gjatë ditës së sotme është dhënë dënimi pas gjykimit të shkurtuar për pesë nga të arrestuarit.

Nga vendimi i gjykatës dënimet më të rëndë u dhanë për rusin Viktor Dyachenko 70 vjeç, i cili ëhstë dhe kapiteni i anijes “Plutus” ku u gjet droga. Ai u dënua me 16 vite burg.

Me po kaq vite u dënua edhe Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra, kapiteni i peshkarexhës “Ferdinando D’Aragona”.

Të dënuarit e tjerë janë Kamel Thamlaoui, 53 vjeç, tunizian, banues në Tricase (Leçe), i dënuar me 14 vjet; Sami Mejri, 48 vjeç, tunizian, banues në Barcellona Pozzo di Gotto (Messina), i dënuar me 12 vjet; dhe Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç, i dënuar me 12 vjet burg.

Procesi gjyqësor për 15 anëtarë të tjerë të ekuipazhit, me kombësi ruse, tuniziane, azere dhe ukrainase, sapo ka filluar në Gjykatën e Agrigentos, nën drejtimin e Alfonso Malatos, pasi gjykatësi vendosi gjykim të menjëhershëm.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›