E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Goditet drejtori i AKU në Shkodër

Një ngjarje e dhunshme është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër, ku drejtori i AKU-së Shkodër, Ramir Hadëri, ka mbetur i plagosur pas një sulmi me sende të forta.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 21:30 ai është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ka deklaruar se është goditur nga një person ende i paidentifikuar në lagjen “Fahri Ramadani”.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, ndërsa hetimet vijojnë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›