E Enjte, 5 Nëntor 2026

EMRI/ Humb jetën minatori në Bulqizë, u aksidentua gjatë punës

Një minator 60-vjeçar ka humbur jetën sot, pasi dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Blutë e Bulqizës bëjnë me dije se sot rreth orës 11:30 minatori 60-vjeçar Zini Murati, është dërguar në spital pa shenja jete.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Njoftimi Policisë

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›