E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Maliq

Një 54-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Maliqit këtë të premte.

54 vjeçari, Aleks Kreshpanji ishte i shpallur në kërkim, pasi më parë ishte dënuar me 7 vjet burgim, për pjesëmarrje në grup kriminal që shiste lëndë narkotike

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, u kap në fshatin Pojan, Maliq, dhe u vu në pranga shtetasin Aleks Kreshpanji, 54 vjeç.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 27.11.2024, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, ka qenë pjesë e një grupi që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qarkun Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›