EMRI/ I dënuar me 8 vite burg në Itali për drogë, kapet në Vlorë 40-vjeçari

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 35”.
Nga ky operacion është arrestuar në Vlorë 40-vjeçari Arjan Rrokaj.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Breshias, me 8 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike,
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
/abcnews.al/