E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ I dënuar në Itali me 24 vite burg si pjesëtar i organizatës kriminale, arrestohet në Lushnjë 57-vjeçari

Është arrestuar në Lushnjë 57-vjeçari Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, i dënuar në Itali me 24 vite burg si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

57-vjeçari u lokalizua në Lushnjë, u kap dhe vu në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali.

Njoftimi:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”.       

I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari. 

Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë. 

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.   

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›