EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Fierit me 5 vite burg në mungesë, kapet në Angli 39 vjeçari shqiptar

Në bashkëpunim me autoritetet britanike, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Akuzat”, që çoi në arrestimin e shtetasit shqiptar Ervis Vrenozi, 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vrenozi ishte dënuar në vitin 2020 nga Gjykata e Fierit me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Operacioni u realizua falë koordinimit të ngushtë mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe homologëve britanikë, ndërsa aktualisht Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester për përmbylljen e procedurave të ekstradimit të 39-vjeçarit drejt Shqipërisë.
/vizionplus.tv