EMRI/ I dënuar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 39 vjeçari në Gramsh. Pritet ekstradimi drejt Italisë

Një 39 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge, është arrestuar në Gramsh.
Oltjon Shtylla është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi në Itali./abcnews.al