E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Kishte humbur kontaktet me familjen prej 11 ditësh, gjendet i vdekur 40-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Para ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë në liqen në Mushqet të Krrabës.

Viktima është 40-vjeçari Ilmi Velija.

Sipas familjarëve të viktimës, 40-vjeçari kishte 11 ditë që prej 8 Marsit që kishte humbur kontaktet me familjen.

Trupi është parë buzë liqenit nga një banorë i zonës, dhe më pas ka njoftuar policinë.

Trupi aktualisht ndodhet në morg për autopsinë. Sipas familjarëve 40-vjeçari nuk ka pasur probleme shëndetësore dhe nuk njihej as si problematikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›