E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ Kush është 36-vjeçari fierak që iu sekuestruan 1.8 mln euro pasuri! Pamjet nga makinat luksoze

Prokuroria e Fierit sekuestroi ditën e djeshme 1.8 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit Arbër Muça, 36 vjeç. Këto pasuri dyshohet se burojnë nga veprimtari kriminale.

Arbër Muça dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.

Në total janë sekuestruar 12 automjete luksoze llogari bankare, mijëra hektar tokë, apartamente, vendparkim, etj,.

Lista e plotë e pasurive të sekuestruara

  • 2 sipëfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
  • 3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
  • njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
  • njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
  • njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
  • apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
  • 1 vendparkim në Tiranë;
  • 12 automjete;
  • 2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.

Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›