E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim nga Italia, arrestohet 59-vjeçari në Durrës

Një 59-vjeçar u arrestua në Durrës si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës. Policia lokalizoi dhe arrestoi, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Viktor Leki.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›