E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge drejt vendeve të BE, pranga anëtarit të grupit kriminal

Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kapur dhe ndaluar personin në kërkim Marcel Liçaj, alias Marcel Grembi.

Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Liçaj dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e narkotikëve në vendet e Bashkimit Europian.

Autoritetet po vijojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me organet kompetente, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal vazhdojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›