E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 41-vjeçari

Malësi e Madhe- Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia për kultivim kanabisi. Sipas informacioneve, 41-vjeçari Martin Leka,  ishte i shpallur në kërkim në gusht të vitit 2023.

Ndërsa Gjykata e Shkodrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Më datë 09.08.2023, në fshatin Goraj, Kastrat, punonjësit e Policisë kanë konstatuar një automjet në të cilin po transportoheshin 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis, të prera. 41-vjeçari, sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me shpejtësi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›