EMRI/ Plagosi një 19 vjeçar, arrestohet në tentativë për arrati 25 vjeçari në Durrës

Një 25-vjeçar është arrestuar në durrës pasi ishte shpallur në kërkim për plagosje të rëndë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin Nazif Xhaferraj, 25 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan, ndërsa tentonte të kalonte jashtë Shqipërisë.
Xhaferraj ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se, më 28 shkurt 2025, në lagjen nr. 14 të Durrësit, në bashkëpunim me vëllanë e tij, F. Xhaferraj, i cili është proceduar penalisht më parë, goditën me sende të forta 19-vjeçarin L. Gj. Për pasojë, i riu u plagos rëndë.
Pas arrestimit, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për hetime të mëtejshme dhe veprime ligjore.
/vizionplus.tv